Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një prej fazave paraprake të konkursit Miss Grand Thailand, ku konkurrentja Kamolwan Chanago u përball me një situatë të sikletshme në skenë.
Gjatë ecjes së saj në pistë, asaj i ranë papritur fasetat dentare. Pavarësisht momentit të papritur, ajo reagoi me qetësi, i mori dhe i vendosi sërish në vend, duke vijuar performancën pa ndërprerje.
Chanago arriti të ruajë buzëqeshjen dhe vetëbesimin gjatë gjithë prezantimit, duke e përfunduar paraqitjen me elegancë.
Sjellja e saj profesionale u vlerësua nga publiku dhe u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e përgëzuan për mënyrën si e menaxhoi situatën.
Ndërkohë, finalja e konkursit pritet të mbahet së shpejti, ku fituesja do të përfaqësojë Tajlandën në Miss Grand International 2026.


