Mjeku 44-vjeçar Elton Isaj akuzohet për marrjen e kokainës
Një organizatë kriminale, e përbërë nga 8 anëtarë, të cilët për 10 vjet merreshin me tregtinë e kokainës u çmontuan dy ditë më parë, gjatë një operacioni të karabinierëve.
Mes të arrestuarve ishte edhe ish-mjeku shqiptar nga Sant’Orsola, i identifikuar si Elton Isaj, 44-vjeç.
Sipas mediave të huaja thuhet se Isaj, i cili prej më pak se një muaji ishte mjek i përgjithshëm në Monghidoro, e braktisi papritmas detyrën e tij një vit më parë, duke u bërë i padisponueshëm, ndërsa largimi i tij u interpretua në atë kohë me justifikimin për arsye “serioze dhe personale”. Por, një rrethanë që tani merr një dritë krejt tjetër.
Sipas asaj që u rindërtua nga karabinierët e njësisë operative qendrore të Bolonjës, të koordinuar nga prokurori Roberto Ceroni, Isaj nuk kishte asnjë shqetësim dhe pasi përfundonte punën në spitalin ai shkonte e punonte shist kokaine.