Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tameside Hospital, Manchester, ku një mjek anestezist, Suhail Anjum, 44 vjeç, ka lënë pacientin në gjumë në sallën e operacionit për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale me një infermiere në sallën ngjitur.
Ngjarja u zbulua kur një koleg e kap mat mjekun së bashku me infermieren në momente të ‘nxehta’. Anjum ka pranuar veprimin, duke e cilësuar si një gabim të momentit dhe duke argumentuar se ishte i stresuar dhe kërkonte të qetësohej.
Fatmirësisht, pacienti nuk pësuar asnjë dëm, por incidenti po shqyrtohet nga Shërbimi i Tribunalit të Mjekëve, dhe mjeku rrezikon procedura disiplinore dhe skualifikim për sjellje të papranueshme profesionale.


