Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec ku një “Mitsubish” ka përplasur këmbësoren e moshuar.
Burimet bëjnë me dije se për rrjedhojë e moshuara ndodhet në ambiente spitalore duke marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht mësohet se 73-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në Komisariat.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.
73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.