Për herë të parë u shpallën fituesja dhe shoqërueset e kompeticionit Miss Al.
Në fillim të 2024, World Al Creator prezantoi konkursin e parë të bukurisë së inteligjencës artificiale për modelet e krijuara nga Al, Miss Al, shkruajnë mediat e huaja.
Gjyqtarët përdoren ekspertizat e tyre për të vlerësuar garueset në tre kategori: realizëm, teknologji dhe ndikim social.
Mbretëresha dixhitale u shpall Kenza Layli nga Maroku e cila fitoi në një garë me 1500 vajza të tjera.
Layli është “një aktiviste dhe influencuese” e veshur me shami. Instagrami i saj numëron më shumë se 190 mijë ndjekës.
Krijuesit e saj shfrytëzuan një mori teknologjish për të gjeneruar imazhe, video dhe audio 100% nga Al, dhe grumbulluan rreth 5000 dollarë para cash.
Nënkampionet e këtij kompeticioni ishin Lalina nga Franca dhe Olivia C nga Portugalia.


