Banka Europiane e Investimeve do kontribuojë në projektin Vorë-Hani i Hotit me një shumë financiare prej 100 -milion eurosh.
Marrëveshja e financimit u miratua në komisionin e veprimtarive.
Zv.ministrja e Infrastrukturës Enkelejda Muça theksoi se trenat e kësaj linje do jenë elektrik e do të qarkullojnë me shpejtësi 120 km në orë.
Referuar planit te prokurimit per projektin hekurudhor vore – Hani i Hotit është parashikuar të nisë nga viti 2024 deri në fillim të vitit 2025.
Prokurorimit të këtij projekti do i bashkangjitet nënshkrimi i kontratës së punimeve, e cila vijon me zbatimin e punimeve me një afat prej 5 vjetësh.
Zv.ministrja e Infrastrukturësu shpreh se aktualisht po gjenden financime për linjën hekurudhore Durrës –Rrogozhinë.
Një tjetër projekt me rëndësi është edhe realizimi i projektit Rrogozhinë –Pogradec.