Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025

    Komisioni i Ekonomisë, Punësimit dhe Financave ka miratuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026, pas një seance të gjatë diskutimesh dhe dëgjimesh me institucionet. Dokumenti financiar u kalua me 7 vota pro, ndërsa të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita – rreth 60 në total – u rrëzuan.

    Buxheti për vitin 2026, me vlerë rreth 8.9 miliardë euro, nuk pëson ndryshime në total, por vetëm rialokime të brendshme fondesh. Pjesa më e madhe e shpenzimeve fokusohet tek Shëndetësia, Mbrojtja Sociale, Infrastrukturat, investimet publike, pagat dhe pensionet. Ndërkohë, 12 institucione publike do të përfitojnë fonde dhe punonjës shtesë, me një total shpenzimesh shtesë prej 504.9 milionë lekësh.

    Opozita paraqiti një sërë amendamentesh që synonin rritjen e fondeve për fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike. Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan, ndër të tjera, pagesën e 13-të për mësuesit, shtimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, kompensime pas përmbytjeve në Gjirokastër, rritjen e fondeve për arsimin dhe mbështetje për bizneset eksportuese të prekura nga kursi i euros. Po ashtu u kërkua rritja e pensioneve me 16.2 miliardë lekë që prej vitit të ardhshëm. Megjithatë, asnjë nga këto propozime nuk u mor parasysh nga shumica.

    Edhe dy amendamentet e depozituara nga deputeti socialist Erion Braçe – që synonin rishpërndarjen e të ardhurave shtesë nga sigurimet shoqërore drejt politikave të pensioneve dhe kalimin e fondeve të papërdorura në fondin e pensioneve – u rrëzuan gjithashtu.

    Në komision u miratuan vetëm rialokimet e fondeve mes institucioneve, ndërsa projektbuxheti, së bashku me paketën fiskale prej tetë projektligjesh, pritet të marrë miratimin përfundimtar në seancën plenare të datës 11 dhjetor.

    amendamente buxheti 202 Komisioni Kuvend opozita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    January 20, 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    January 20, 2026

    Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

    January 20, 2026

    Trump propozon doganë 200% për verën franceze

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.