Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    Këmbimi valutor 23 Janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ministri izraelit miraton ndërtimin e vendbanimit që e ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor

    August 14, 2025
    Ministri izraelit miraton ndërtimin e vendbanimit që e ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor
    Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich.

    Ministri i Financave i Izraelit nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, i miratoi gjatë natës planet për një vendbanim që do ta ndante Jerusalemin Lindor nga Bregu i pushtuar Perëndimor.

    Ky vendbanim, sipas zyrës së tij, do ta varrosë idenë e një shteti palestinez.

    Nuk është ende e qartë nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbështet planin për ta ringjallur skemën e ngrirë shumë kohë më parë, E1, për të cilën palestinezët dhe fuqitë botërore kanë thënë se do ta ndante përfundimisht Bregun Perëndimor në dy pjesë.

    Në një komunikatë me titull “varrosja e idesë së një shteti palestinez”, zëdhënësi i Smotrichut tha se ministri do të mbajë konferencë për shtyp të enjten rreth planit për t’i ndërtuar 3.401 shtëpi për kolonët izraelitë midis një vendbanimi të tanishëm në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.

    Izraeli e kishte ngrirë ndërtimin në atë zonë në vitin 2012 për shkak të kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë dhe fuqitë e tjera botërore që e konsideronin projektin si kërcënim për çdo marrëveshje të ardhshme për paqe me palestinezët.

    Netanyahu dhe Qeveria e tij nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan.

    Popullariteti i Smotrich ka rënë muajt e fundit, pasi sondazhet tregojnë se partia e tij nuk do ta fitonte asnjë vend nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

    Projekti E1 do të lidhte vendbanimin Maale Adumim në Bregun Perëndimor me Jerusalemin. Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar i sheh vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe pushtimin ushtarak të rajonit që nga viti 1967 si të paligjshme.

    Organizata “Paqe Tani”, që vëzhgon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, tha se Ministria izraelite e ka miratuar ndërtimin e 3.300 shtëpive në Maale Adumim.

    “Plani E1 është fatal për të ardhmen e Izraelit dhe për çdo shans për të arritur një zgjidhje paqësore me dy shtete. Ne po qëndrojmë buzë një humnerë dhe Qeveria po na shtyn përpara me shpejtësi të plotë”, thuhet në komunikatë e organizatës “Paqe Tani”.

    Kjo organizatë theksoi se ende nevojiten disa hapa para se të nisë ndërtimi, përfshirë një miratim nga Këshilli i Lartë për Planifikim i Izraelit. Por, nëse gjithçka kalon, punimet për ndërtimin e vendbanimit mund të fillojnë brenda disa muajsh dhe ndërtimi i shtëpive brenda rreth një viti, shtoi ai.

    Kritikët e projektit E1 thonë se ai do ta ndante Bregun Perëndimor, do ta izolonte Jerusalemin Lindor – të cilin palestinezët e duan si kryeqytetin e tyre të ardhshëm – dhe do ta bënte të pamundur krijimin e një shteti palestinez të pandërprerë.

    Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re vendosën sanksione në qershor ndaj Smotrichut dhe një ministri tjetër të ekstremit të djathtë, pasi ata mbështetin zgjerimin e vendbanimeve, duke i akuzuar të dy për nxitje të përsëritur të dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

    Britania dhe vende të tjera kanë thënë se Izraeli duhet ta ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

    Gjatë 22 muajve të fundit, derisa Izraeli ka zhvilluar luftë në Gazë, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se sulmet e kolonëve dhe zgjerimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor janë rritur ndjeshëm./REL

    Ministri i Financave i Izraelit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026

    Këmbimi valutor 23 Janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    January 23, 2026

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    January 23, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Janar 2025

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.