Site icon Informohu siç duhet

Ministri i Brendshëm thërret drejtorët e qarqeve dhe kreun e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve.

Po ashtu edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve.

Takimi do të mbahet nesër në orën 10:00, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.

Nuk përjashtohet që në këtë takimi të bëhet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.

Exit mobile version