Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në kuadër të Forumi Ekonomik i Delfit, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se procesi i anëtarësimit në Bashkimi Evropian kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe nuk njeh ndërprerje.
Ai u shpreh se zhvillimet intensive në këtë proces kërkojnë punë të pandërprerë dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë takimit, palët diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me ecurinë dhe avancimin e qëndrueshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe përkushtimit në këtë rrugë strategjike.

