Site icon Informohu siç duhet

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm për situatën në Lindjen e Mesme: Siguria e shtetasve shqiptarë, përparësi absolute

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në ditën e parë të detyrës së tij të re, nisi menjëherë me një prej çështjeve më prioritare: Gjendja e qytetarëve shqiptarë në Lindjen e Mesme, përballë përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.

Hoxha drejtoi një mbledhje të shtabit të posaçëm të ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku morën pjesë ekipi drejtues i institucionit dhe ambasadorët shqiptarë në Lindjen e Mesme, të cilët po ndjekin në mënyrë të pandërprerë çdo zhvillim në rajon.

“Siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten përparësi absolute.”

Ai shtoi se përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë dhe ofrojnë informacion, këshillim dhe asistencë për këdo që ka nevojë.

Strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera, janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë të nevojshme, në varësi të zhvillimeve në vendet e prekura, dhe për t’iu përgjigjur çdo situate, nënvijëzoi ministri Hoxha.

Dosja e parë në tavolinën e tij ishte përditësimi mbi situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme;
Analizohen problematicat dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë, qoftë rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në rajon;
Shtabi i posaçëm dhe përfaqësitë diplomatike janë duke ndjekur çdo zhvillim në mënyrë të pandërprerë dhe të koordinuar;

Qytetarët shqiptarë kanë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe asistencë për çdo situatë emergjente. Siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten përparësi absolute.

Exit mobile version