TIRANË- 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të testohen ditën e sotme në gjuhën shqipe. Ky është provimi i parë i minimaturës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i uroi suksese të gjithëve. Ajo theksoi se provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të institucioneve arsimore.
“Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare. Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.”- shkruan ajo në Facebook.
Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Nxënësit do të testohen në ditët në vijim edhe në matematike dhe gjuhën e huaj./Radar.al
Prej 4 ditësh e zhdukur/ Adoleshentja shqiptare në Greqi dyshohet se është rrëmbyer


