Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqiptarët e “ko*ainës”, si Coba, Presi dhe Ganaj dërguan tonelata drejt Italisë, organizoheshin në Sky ECC

    Ish-zv.ministri shpërthen në gjykatë: Çështja ‘Sterilizimi’ është një montim politik, 19 vite paragjykim e mashtrim publik!

    Operacioni Shqipëri-Itali/ Cilat janë bizneset e njohura që u sekuestruan nga SPAK

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

    April 22, 2025
    Demo

    TIRANË- Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo akoma edhe më e theksuar për këtë sektor duke pasur parasysh rajonet ku zhvillohet aktiviteti.

    Raporti i Inspektoratit Qendror, që  referohet kontrolleve të bëra nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), vë theksin në faktin se tashmë disa subjekte po mbyllin aktivitetin kurse punësimet po bëhen në një moshë të madhe dhe pa eksperiencë.

    “Problematikat e hasura në subjektet minerare, janë problematika të cilat vazhdojnë ndër vite dhe sa po vinë e po thellohen akoma më shumë, si: Mungesa e fuqisë punëtore, një problem që konstatohet pothuajse në të gjitha subjektet minerare dhe sa vjen e po behet akoma me i mprehtë. Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitet tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë” thuhet në raport.

    Nga ana tjetër dokumenti qartëson se nuk bëhet fjalë më vetëm për minatorë të thjeshtë por për një mungesë edhe të specialistëve pasi edhe në universitete nuk po diplomohen të  rinj duke e bërë panoramën e sektorit pesimist.

    “Mungesa e drejtuesve teknik është përsëri një problem që po bëhet akoma më shumë i ndjeshëm. Mungesa e daljes së specialisteve të rinj nga universiteti politeknik, po sjell një perspektivë të zymtë për industrinë minerare në vendin tone” thuhet në raport.

    Lidhur me problematikat është konstatuar gjithashtu se pengesa që kanë shumë subjekte sipërfaqësore për fillimin apo vazhdimin e punimeve mbasi janë penguar prej strukturave të pushtetit vendor për heqjen e sipërfaqes së lejes së dhënë për shfrytëzim nga fondi pyjor e kullosor.

    Gjatë vitit 2024, AKSEM ka programuar 626 inspektime dhe ka realizuar 642 inspektime , nga të cilat 622 inspektim janë të programuara dhe 20 inspektime jashtë programi, pra rreth 3 %./Monitor

    Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale, nuk integrohet me zinxhirët globalë

    Pas 184 ditësh izolim, Gjesti rikthehet në shtëpinë e tij (FOTO)

    fuqia puntore Minierat Minierat drejt mbylljes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqiptarët e “ko*ainës”, si Coba, Presi dhe Ganaj dërguan tonelata drejt Italisë, organizoheshin në Sky ECC

    May 21, 2025

    Ish-zv.ministri shpërthen në gjykatë: Çështja ‘Sterilizimi’ është një montim politik, 19 vite paragjykim e mashtrim publik!

    May 21, 2025

    Operacioni Shqipëri-Itali/ Cilat janë bizneset e njohura që u sekuestruan nga SPAK

    May 21, 2025

    Mbeti jashtë Kuvendit/ Braimllari: Ps me garë të fortë. Humbja e opozitës dihej

    May 21, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.