Site icon Informohu siç duhet

Miliona dollarë dro*ë gjenden të fshehura në sallata jeshile në kufirin SHBA-Meksikë

Agjentët doganorë amerikanë kanë sekuestruar droga me vlerë mbi 10 milionë dollarë, të fshehura brenda një dërgese me sallatë jeshile në kufirin SHBA-Meksikë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 500 pako metamfetaminë u gjetën të fshehura brenda perimeve, ndërsa kamioni po përpiqej të kalonte Ura Rio Grande në Teksas.

Ky nuk është rasti i parë: trafikantët shpesh përdorin fruta dhe perime për të kontrabanduar sasi të mëdha droge në SHBA. Në gusht, rreth një ton metamfetaminë u gjet në një dërgesë me selino në Georgia.

Zbulimi i fundit vjen në kuadër të një fushate të qeverisë amerikane kundër trafikantëve të drogës nga Amerika e Jugut, e cila ka rezultuar në më shumë se 80 vdekje gjatë sulmeve ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë.

Exit mobile version