Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Milani “merr frymë”, Rafael Leao bëhet gati për Romën

    November 1, 2025

    Lajme të rëndësishme nga Milanelo në prag të ndeshjes mes Milanit dhe Romës. Trajneri Masimiliano Alegri “merr frymë” disi më lehtë: Rafael Leao është rikuperuar dhe është stërvitur me grupin pas disa ditësh në infermieri për shkak të një inflamacioni në ije.

    Portugezi do të jetë në dispozicion për takimin e fundjavës, edhe pse aktivizimi i tij nga minuta e parë mbetet në dyshim. Sipas raportimeve nga “SportMediaset”, stafi teknik po mendon me kujdes për të mos rrezikuar rikthimin e parakohshëm të Leao, i cili pritet të jetë pjesë e formacionit vetëm nëse ndjen 100% gatishmëri fizike. Në rast se trajneri vendos ta ruajë si rezervë, në planin e parë del Kristofer Nkunku, i cili pritet të ketë mundësinë e parë si titullar në Serie A që nga ardhja e tij te kuqezinjtë. Francezi është paraqitur mirë në stërvitje dhe mund të formojë një dyshe interesante me Ruben Loftus-Cheek, që ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit.

    Kombinimi i tyre mund të sjellë më shumë lëvizshmëri dhe kreativitet në fazën ofensive, elementë që Milanit i kanë munguar gjatë javëve të fundit. Nga ana tjetër, Pulisiç mbetet jashtë për shkak të një problemi muskulor dhe pritet të rikthehet për ndeshjen ndaj Parmës. Himenez do të mungojë gjithashtu, pasi ende nuk ka kaluar plotësisht shqetësimin në këmbë, ndërsa Tomori vazhdon të punojë veçmas për të rikuperuar formën. Në mesfushë, Jashari dhe Estupinan janë rikthyer në grup dhe janë në dispozicion të plotë.

    Alegri vlerëson mundësinë për t’i përdorur që nga minuta e parë, për të dhënë më shumë ekuilibër dhe freski në ndërtimin e lojës. Sipas burimeve pranë klubit, Milani po bashkëpunon me federatat përkatëse për të shmangur thirrjet ndërkombëtare të disa lojtarëve në ndeshjet e ardhshme të përfaqësueseve.

    Në veçanti, synohet që SHBA të lirojë Pulisiç dhe Franca të bëjë një përjashtim për Rabiot, në mënyrë që lojtarët të kenë më shumë kohë rikuperimi gjatë pauzës së kombëtareve. Atmosfera në Milanelo është pozitive, me skuadrën që kërkon të kthehet te fitorja dhe të ruajë kontaktin me kreun e renditjes. Ndeshja me Romën shihet si një test i rëndësishëm për të matur progresin e skuadrës nën drejtimin e Alegrit dhe për të kuptuar nëse rikthimi i Leao-s do të japë energjinë e munguar në javët e fundit./PanoramaSport

    Rafael Leao rome
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    June 18, 2026

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    June 18, 2026

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    June 18, 2026

    Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.