TIRANË-Ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro, Xum Allushi. Ish-banori i Big Brother VIP4, i cili u eleminua të martën, nga nominimi kokë më kokë me Eglin.
Ai është një personazh i njohur publik për shikueshmërinë e tij në rrjete sociale, falë videove humoristike ka realizuar prej vitesh.
Elona e ka pyetur sesi shfaqi pëlqimin për Eglin kur në të vërtetë dolën foto dhe qarkullkuan lajme në median rozë, se Xumi ishte shok me Olsi Bylykun, ish-partneri i Egli Takos.
Lidhur me këtë temë Xumi sqaron se me Olsin nuk është mik, janë takuar shumë vite më parë për arsye se të dy merren me humor, por thekson se Eglin nuk e ka takuar asnjëherë më parë.
Më tej ai shton se jeta vaëzhdon, por s’është mik me Olsin dhe s’ka bërë asgjë të keqe./Radar.al
(|NGA MINUTA 10)

