JORDANI– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbërritur në Aman të Jordanisë. Shefi i qeverisë në fotot që ka ndarë në Facebook, shihet se është pritur nga vetë Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.
Krahas fotove të publikuara, Rama e quan mbretin Jordanisë ‘një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht’.
“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht.”-shkruan Rama./Radar.al



