Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë plumba në kokë/ Vri*et në Spanjë politikani ukrainas pro-rus, sa kishte çuar fëmijët në shkollë

    “Ti ha ropt, tvraj”/ Nisin hetimet për autorin që kërc*noi presidenten e Kosovës

    Operacion në Itali, çifti shqiptar kapet me 20 pako ko*ainë, si tentoi gruaja t’i ikte policisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mijëra vetë në “Marshimin e të gjallëve” në Aushvic

    April 25, 2025
    Demo

    Mijëra vetë kanë marrë pjesë në “Marshimin e të gjallëve” në Poloni. Në kujtim të viktimave të Holokaustit, ata marshuan nga Aushvici në Birkenau. Mes tyre kishte edhe viktima të terrorizmit të Hamasit.

    Në fillim të “Marshit të të gjallëve” ra një bori. Instrumenti frymor tradicional hebre rezonon në një vend ku u vranë një milion hebrenj.

    “Marshimi i të gjallëve” zgjat afërsisht tre kilometra nga ish-kampi i përqendrimit të Aushvicit deri në ish-kampin e shfarosjes Aushvic-Birkenau. Rreth 80 të mbijetuar të Holokaustit morën pjesë gjithashtu në shërbimin përkujtimor.

    Njëra prej tyreështë Frances Malkin, e lindur në Poloni në vitin 1938 dhe që tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kur ata thonë “kurrë më”, nuk do të thotë se nuk do të përpiqen më të na vrasin”, thotë Malkin. “Kjo do të thotë që ne nuk do të largohemi thjesht, por do të luftojmë, gjë që po e bëjmë tani në një pjesë tjetër të botës.”

    Presidenti i Izraelit i shoqëruar nga viktimat e Hamasit

    Presidenti izraelitYitzhak Herzog theksoi gjithashtu luftën kundër antisemitizmit të sotëm. Në vizitën e tij në Poloni, ai shoqërohej nga dhjetë izraelitë, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi në Rripin e Gazës.

    Herzogu kujton ata që janë ende në duart e terroristëve: “Në ditët kur antisemitizmi ngre kokën e tij të shëmtuar, kur ka urrejtje ndaj Izraelit, kur ka thirrje për shkatërrimin e Izraelit, ne duhet t’i kujtojmë botës premtimin e ‘kurrë më'”.

    Herzogu dhe Duda gjunjëzohen para Murit të Zi

    Së bashku me presidentin polak Andrzej Duda, Herzog bie në gjunjë përpara Murit të Zi të ish-kampit të përqendrimit të Aushvicit. Atje, nazistët kryen dënime të shumta me vdekje gjatë epokës naziste.

    Duda thotë se kujtimi i Holokaustit duhet të qëndrojë si një paralajmërim për botën, por edhe si një shprehje vlerësimi për ata që u vranë dhe vdiqën. “Nuk mund të heshtësh”, thotë Duda. “Nuk mund të heshtim kur lind urrejtja mes kombeve, urrejtja ndërmjet grupeve etnike”.

    Përcjellja e kujtesës tek më të rinjtë
    Të mbijetuarit e Holokaustit janë të moshuar, shumë prej tyre tashmë kanë vdekur. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që organizatorët e marshimit t’ia përcjellin kujtimin brezit të ardhshëm.

    Kjo është arsyeja pse shumë të rinj nga Izraeli, përfshirë Mai Finkelshtein, kanë ardhur në Poloni. “Ideja e Marshimit të të Gjallëve është të festojmë jetën”, thotë ai. “Nazistët donin t’i jepnin fund asaj, donin të vrisnin hebrenjtë. Brezi im i fëmijëve hebrenj është dëshmi se ne arritëm të mbijetojmë”.

    Ata, të rinjtë, duan të ruajnë dhe përcjellin kujtimin e tmerreve të Holokaustit. Edhe kur të mbijetuarit nuk janë më këtu./DW

    Aushvici në Birkenau Holokausti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë plumba në kokë/ Vri*et në Spanjë politikani ukrainas pro-rus, sa kishte çuar fëmijët në shkollë

    May 21, 2025

    “Ti ha ropt, tvraj”/ Nisin hetimet për autorin që kërc*noi presidenten e Kosovës

    May 21, 2025

    Operacion në Itali, çifti shqiptar kapet me 20 pako ko*ainë, si tentoi gruaja t’i ikte policisë

    May 21, 2025

    Një shqiptar në panteonin francez të artit, lajmi i mirë për koreografin e njohur

    May 21, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.