GREQI– Me mijëra peshq kanë ngordhur dhe kanë mbuluar portin turistik të Volosit në Greqi.
Autoritetet në Volos thonë se zona e prekur shtrihet në kilometra dhe mund të shkaktojë katastrofë mjedisore për speciet e tjera
Ndërkohë kanë filluar mbledhjen e qindra mijëra peshqve të ngordhur që u derdhën në port këtë javë, pasi u zhvendosën nga habitatet e tyre të zakonshme të ujërave të ëmbla gjatë përmbytjeve vitin e kaluar.
Peshqit e ngordhur kanë krijuar një shtresë argjendi në të gjithë portin, si dhe një erë e keqe ka alarmuar banorët dhe autoritetet që u përpoqën t’i pastronin para se era të arrinte restorantet dhe hotelet aty pranë./ TheGuardian