Site icon Informohu siç duhet

Mijëra francezë protestojnë kundër shkurtimeve, Kulla Eiffel mbyllet për publikun

Qytetarët francezë kanë dalë sot masivisht në rrugë në një seri grevash dhe protesta në mbarë vendin, për shkak të planit për shkurtime në shpenzimet publike.

Në Paris, mijëra punëtorë, pensionistë dhe studentë protestuan në rrugë, duke detyruar Kullën Eiffel të mbyllet për vizitorët.

Sindikatat i bëjnë thirrje kryeministrit të ri, Sebastien Lecornu, të tërheqë masat buxhetore të propozuara nga paraardhësi i tij, që përfshijnë ngrirjen e përfitimeve sociale dhe shtrëngime të tjera financiare. Ata kërkojnë gjithashtu rritjen e taksave për shtresat më të pasura, duke argumentuar se planet aktuale do të dëmtojnë fuqinë blerëse të punonjësve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Lecornu, i emëruar kryeministër muajin e kaluar, ende nuk ka publikuar detaje konkrete për planin e tij buxhetor dhe nuk ka emëruar anëtarët e kabinetit, proces që pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.

Exit mobile version