Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel, shkak kushtet teknike

    July 16, 2025

    TIRANË- Pas rreth dy muajsh  nga fatkeqësia e ndodhur në minierën e kromit në Katjel ku një punonjës humbi jetën, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur që të revokojë lejen nën argumentin e kushteve teknike të rënduara.

    Në një dokument të firmosur në fillim të këtij muaji por të bërë publik këto ditë ministria argumenton arsyet e këtij vendimi.

    “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, me anë të shkresës Nr. 850 prot. AKSEM, datë 09.06.2025, protokolluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me Nr. 4146 Prot., datë 09.06.2025, është propozuar revokimi i Lejes Minerare të Shfrytëzimit Nr. 1335, datë 15.04.2009, për mineralin krom, në Objektin “Katjeli Jugor”, Bashkia e Përrenjasit, Qarku i Elbasanit, pas problematikave serioze të ndodhura kohët e fundit në objekt, si rezultat i përmbytjeve të nivelit Hz +428, i vetmi nivel në të cilin kryhet veprimtari minerare.

    Pas disa inspektimeve të AKSEM në objekt, është vërejtur se kushtet teknike janë në gjendje të rënduar, me prani të shtuar të ujërave dhe llumrave, deformim të armaturave mbajtëse dhe kapacitet të tejmbushur të sistemit të pompimit, çka e bën të pamundur zhvillimin e veprimtarisë normale pa rrezik për jetën e punonjësve nga Hz +428 deri në nivelin e pusit Hz +655”, thuhet në shkresë.

    Lidhur me këtë vendim MIE ka kërkuar që në zbatim të Ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 49, pika 1, zotëruesi i lejes minerare në këtë rast Miniera e Kromit Katjel sh.p.k.  ka detyrimin të zbatojë planin përfundimtar të mbylljes së aktivitetit minerar, rehabilitimin e mjedisit për sipërfaqen e prekur nga aktiviteti minerar dhe planin e menaxhimit të mbetjeve minerare, të miratuar nga struktura përgjegjëse AKBN.

    Vetëm këtë vit nga ana e ministrisë janë njoftuar 15 procedura për fillimin e revokimit të lejeve minerare ku arsyet janë nga më të ndryshme nga mungesa e aktivitetit minerar prej më shumë se një viti tek mosrespektimi i detyrimeve që lidhen me pagesën e garancisë./Monitor

    V*asja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

    Katjel MIE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.