Site icon Informohu siç duhet

Metoda daneze që ndihmon fëmijët të shkëputen nga telefonat celularë

Fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë të lidhur pas telefonave celularë, duke reduktuar ndjeshëm lojën në natyrë dhe aktivitetet sociale. Smartfoni po shndërrohet në formën kryesore të argëtimit, duke rritur shqetësimet për varësinë nga teknologjia.

Sipas psikologes dhe ekspertes arsimore Jessica Alexander, “metoda daneze për rritjen e fëmijëve të lumtur mbetet ndër mënyrat më efektive për t’i larguar ata nga varësia ndaj telefonit”. Kjo qasje bazohet në rregulla të përbashkëta familjare dhe në shembullin që japin vetë prindërit.

Metoda njihet si “kutia e telefonave” dhe synon ta kthejë kufizimin e përdorimit të smartfonëve në një normë familjare, jo në një ndëshkim.

Si funksionon metoda daneze

Në shtëpi vendoset një kuti ose një vend i përbashkët ku, në orare të caktuara, të gjithë anëtarët e familjes – përfshirë prindërit – lënë telefonat celularë. Zakonisht kjo ndodh gjatë vakteve, pas shkollës për 1–2 orë dhe në mbrëmje pas një ore të caktuar.

Rregulli kryesor i kësaj metode është që prindërit të japin shembullin. Nëse telefoni ndalohet për fëmijët, ai ndalohet edhe për të rriturit.

Çfarë bëjnë fëmijët në vend të telefonit

Gjatë këtyre periudhave, fëmijët inkurajohen të angazhohen në aktivitete të tjera si lojëra tavoline, sporte ose shëtitje në natyrë, lexim, biseda familjare dhe aktivitete kreative si vizatimi, ndërtimi apo muzika.

Pse funksionon kjo metodë në Danimarkë

Sipas ekspertëve, metoda funksionon sepse nuk bazohet në ndalime të ashpra, përfshin fëmijët në vendimmarrje dhe nuk krijon stres apo rebelim. Për më tepër, ajo forcon lidhjet familjare dhe ndihmon në ndërtimin e zakoneve të shëndetshme që në moshë të vogël.

Exit mobile version