Ndonëse vetë nuk do të mundet të jetë pjesë e fushatës zgjedhore për 11 majin për shkak se ndodhet pas hekurave, duket se fëmijët e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta do të jenë aktivë. Bora, Era dhe Besar Meta janë shfaqur sot në sheshin ku do të hapet fushata e opozitës.
Siç shihet nga fotot ata janë vendosur në rreshtat e parë të pjesëmarrësve. Por nga ana tjetër ish-bashkëshortja e Metës dhe ish-kryetarja e PL ka munguar. Divorci i tyre u pranuar sot nga Gjykata Civile.
Pas 28 vitesh martesë, Meta dhe Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar.
Kujtojmë se Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë.
Meta dërgoi edhe një mesazh nga burgu në nisje të fushatës zgjedhore, të cilën e quan ‘fillimi i betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari’.