TIRANË-Në një kohë që bëhen afro tre dekada martesë, Kreu i PL-së, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor këtë të premte të 11 Prillit, nga Gjykata Civile.
“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Ilir Metes, Genc Gjokutaj.
Kujtojmë se seanca ishte planifikuar për në datën 21 Shkurt në orën 10:30 në Gjykatën Civile, por u shty për të premten e 11 Prillit. Bëhet me dije se në seancë nuk janë paraqitur as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi, të cilët përfaqësohen nga avokatët. Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024./Radar.al
Sot hapet fushata zgjedhore/ Meta nga burgu: S’më ndal asnjë izolim fizik