KORÇË– E ëma e mësuesit të ndjerë Alban Bejleri ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ka zbuluar detaje të dhimbshme mbi jetën, përkushtimin dhe sakrificat e të birit.
Përmes një postimi në Facebook, Bejleri tregon se 52-vjeçari kishte shërbyer për rreth 6 vite si mësues në zonat më të thella të bashkisë Maliq, fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan, pa u ankuar asnjëherë për vështirësitë e punës.
Në mesazhin e saj, e ëma shpreh dhimbjen për humbjen e djalit të vetëm, ndërsa thekson se ai la pas dy fëmijë të mitur dhe familjen e tij.
Postimi i Plotë:
Na hape një plagë të madhe o Alban , o gojë ëmbli me të gjithë , që nuk do na mbyllet kurrë , kurrë o zemra ,o shpirti ,o trimi jonëo mbreti ynë ALBAN, emri më i bukuri në botë ! Po pse o zot na e more djalin e pse ?????Po ti ike në moshën më të bukur ,sa mbushe 52 vjet o ylli jonë!Punove 6vjet si mësues në fshatin më të largët të Maliqit në Gribec e tani në Marjan dhe nuk i ankove kurrë o shpirt që bëje më këmbë rrugë më të gjatë,5 Orë duke ditur që kishe diabet dhe tension dhe nuk e le punën ,në shi e në borë ,se të prisni nx që ! Po ti na le me kokë mënjanë o shpirti im,më le dy djemtë të vegjël dhe Rinën, që të deshën shumë ,e le motrën tënde që nuk rresht së qari, niprat mbetën pa dajë Klejdisi e Paolon mbetën pa dajë që mi deshe e të deshën shumë !O zemra jonë i shtrenjti ynë ,po ne e dinim se të donim vetëm ne, po ty të paskan dashur, të gjithë ,miqësia ,shoqëria i gjithë Devolli,kudo që ishin ,nga i gjithë vendi kanë shkruar për ty o trimi jonë ,për vlerat e punën tënde fisnike ,që më re në kry të detyrës afër shkollës,vajte dhe nuk u ktheve më o i miri i mamit, o i miri babit o i bukuri motrës ,i shtrenjti i Anisit & Enesit që i le të vegjël ,po ti ishe respektuar i të gjithëve, o i miri Zotit që e deshe aq shumë dhe prandaj të morroi në gjirin e Tij ! O zemra ime,o shpirti jonë nuk mbeti njeri nga i gjithë vendi me telefonata, me mesazhet e ardhjen e tyre për të dhënë lamtumirën e fundit zemrës, shpirtit më të bukur Albanit ! Prandaj ju falenderojmë të gjithëve nga zemra, brenda dhe jashtë vendit kudo që jeni dhe ua shpërblefshim për gëzime familja Bejleri!Të qoftë dheu i lehtë i shtrenjti Alban ! Shpirti tënd i bukur u prehtë në paqeo fisniku jonë! Qofsh i XHENETIT i shpiiiiiiiiiriti,o Princi ynë./Radar.al

