Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Mesfushori i Kombëtares/ Ramadani rrëfen jetën dhe karrierën e tij: Babai nuk donte të bëhesha futbollist

    March 15, 2026

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po kalon një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij te Leçe në Serinë A.

    Futbollisti 29-vjeçar ka ndërtuar një rrugëtim të gjatë në disa kampionate europiane, nga Danimarka dhe Hungari, deri në Skoci dhe tani në Itali. Në një rrëfim për eksperiencat e tij, Ramadani flet për jetën dhe karrierën, presionin e luftës për mbijetesë në elitën e futbollit italian, marrëdhënien me trajnerin dhe atmosferën në skuadër, si dhe për rrënjët e tij familjare dhe rrugën që e çoi drejt futbollit profesionist.

    Eksperiencat në vende të ndryshme?

    Kam udhëtuar nëpër botë dhe kam mësuar shumë për kultura të ndryshme. Shumë gjëra ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Në Danimarkë ishte ftohtë. Edhe në Skoci gjithashtu. Tani po luaj për Leçen dhe është sikur të jem në shtëpi. Është deti, dielli, gjithçka.

    Rritja si lojtar te Leçe?

    Për mua, Leçe është eksperienca ime më e rëndësishme. Jam rritur shumë si lojtar. Jam rritur duke luajtur nën presion. Të luftosh për të shmangur rënien nga kategoria nuk është e lehtë. Presioni vjen kur ndeshjet nuk shkojnë mirë, sepse këta tifozë duan të qëndrojnë në Serie A. Kjo më ka ndihmuar të rritem shumë, ndeshje pas ndeshjeje. Jam i lumtur sepse kam mësuar shumë këtu. Kam mësuar të bëhem një lojtar më i pjekur për të ardhmen.

    Fëmijëria dhe kthimi nga Gjermania?

    Kam lindur në Gjermani, në Starnberg, pranë Mynihut. Babai im donte të kthehej në shtëpi, kështu që u kthyem. Ishte pak e vështirë për mua dhe familjen time, sepse nuk kishim atë që kemi sot. Unë gjithmonë e ndihmoja babanë tim. Ai ishte tregtar perimesh. Të bëheshe futbollist profesionist atje ishte shumë e vështirë.

    Mbështetja e babait?

    Në fillim ai nuk më linte të luaja, sepse nuk mendonte se do t’ia dilja. Pastaj erdhi të më shihte duke luajtur dhe kuptoi që unë do të bëhesha futbollist. Por unë gjithmonë e falënderoj, sepse më pas ai u bë krahu im i djathtë.

    Marrëdhënia me trajnerin?

    Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin tonë. Flas gjithmonë me të. Ai më flet në fushë dhe kur sheh që gjërat nuk po shkojnë mirë, më pyet çfarë mendoj. Dua ta falënderoj sepse më ka mundësuar të luaj si në vitin tim të parë. Shkoj shumë mirë me të. Më pëlqen stili i tij.

    Atmosfera në skuadër?

    Ne nuk përdorim Google Translate, sepse të gjithë flasim pak anglisht. Dikush që flet edhe italisht edhe anglisht pastaj përkthen. Jemi një ekip shumë i mirë. Jemi gjithmonë mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Bëjmë shaka dhe jemi shumë të bashkuar.

    Vlerësimi për Medon Berishën?

    Kam tre vite këtu. E kam parë Berishën dhe ai mund të luajë shumë mirë në Serie A. Gjuajtja e tij, forca dhe cilësia janë cilësi që pak lojtarë në Serie A i kanë. Kjo u pa edhe në ndeshje, sepse ai krijonte raste dhe jepte asiste për sulmuesit. Ne e ndiejmë shumë mungesën e tij, por besoj se do të rikthehet shpejt.

    Tifozët dhe kënga për Shqipërinë?

    Ata këndojnë “Torneremo da te, Albania ale”. Mua më pëlqen shumë kjo, sepse shoh pasionin e tifozëve. Dua t’ua shpërblej besimin duke ndihmuar ekipin të shmangë rënien nga kategoria./PanoramaSport

    Ylber Ramadani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    June 18, 2026

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    June 18, 2026

    Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

    June 18, 2026

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.