Bylisi i ka dhënë vlerësim maksimal Kupës së Shqipërisë, teksa trajneri Nevil Dede bashkë me stafin dhe skuadrën, përgatitjet ja kanë dedikuar sfidës ndaj Tiranës, që luhet sot në stadiumin e Vorës.
Synimi është kalimi më tej dhe këtë mendim ndan edhe një nga pikat e forta të Bylisit, mesfushori beratas Flamur Ruçi.
“Fitorja me Dinamon na ka rritur moralin, ka qenë një 3-pikësh i merituar dhe që për ne do të thotë shumë, sepse tregon dëshirën, punën e mirë që bëhet në klubin tonë dhe dëshira që ne si grup kemi për fitore. Goli erdhi në fund, por mund të kishim shënuar edhe më parë, sepse kishim mundësi me rastet që patëm”, ka thënë fillimisht Ruçi.
Sa i përket sfidës së sotme, ai u shpreh: “Kupa ka tjetër specifikë, por angazhimi dhe vlerësimi ynë është maksimal. Luajmë me Tiranën që ka një ekip të fortë dhe që duhet vlerësuar. Kam besim se do të vazhdojmë që të jemi në vrazhdën e sfidave të fundit ku kemi 4-5 ndeshje që luajmë mirë dhe marrim rezultat. Mendoj që do t’ia dalim dhe besoj se ndryshe nga kampionati, në këtë sfidë do të jemi ne që do të triumfojmë, për të synuar edhe kualifikimin. Shkojmë në këtë duel transferte me skuadër të plotë dhe mendoj se edhe kjo është shumë pozitive”./PanoramaSport

