Site icon Informohu siç duhet

Mes të rinjve që festonin me k*kainë në Astir dhe një avokate, zbardhet dëshmia e saj: Shoqja humbi vetëdijen nga…

Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia janë pesë djemtë e moshave nga 26 deri 40 vjeç që janë shpallur në kërkim nga policia për heqjen e paligjshme të lirisë ndaj Sajma Qordja në Astir më 9 janar.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

E reja Sajma Qordja që ngriti alarmin në polici kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Exit mobile version