Fotografitë e Jennifer Lopez në shtrat me ish të dashurin e saj Diddy, janë rishfaqur pas arrestimit të fundit të reperit.
Mediat e huaja po qarkullojnë në rrjet disa foto të JLo dhe Diddy-t.
54 vjeçari, u mor në paraburgim në Neë York ditën e hënë si pjesë e një hetimi për trafikimin e seksit dhe aktualisht mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Brooklyn.
Pas mohimit të lirimit me kusht, ai është vënë nën vëzhgim për vetëvrasje pasi u padit për trafikim seksual, shantazh dhe akuza të lidhura me prostitucionin.
Mes skandaleve papritmas një imazh viral nga festa e Diddy-t e 4 Korrikut 2000 e tregon atë në shtrat me Lopez dhe ikonën e ndjerë të R&B, Aaliyah.
Të pranishmit shfaqen me buzëqeshje në shtratin e madh, duke u dukur të qetë pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se në atë kohë, JLo dhe Diddy ishin ende çift, pasi ishin të lidhur nga viti 1999 deri në vitin 2001.
