Site icon Informohu siç duhet

Mes personave që humbën jetën nga sulmi në Gjermani edhe një fëmijë

Mes personave që humbën jetën nga sulmi në Gjermani edhe një fëmijë

GJERAMNI– Janë publikuar detaje të tjera nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një treg krishtlindjesh Magdeburg të Gjermanisë. Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, rreth 50 vjeç, thuhet se ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMË” dhe eci me shpejtësi rreth 400 metra duke lënë të paktën 2 të vdekur të konfirmuar  dhe me dhjetëra të plagosur.

Raportohet se mes viktimave është edhe një fëmijë.

Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Njerëzit duket teksa shpërndahen të tmerruar./Radar.al 

Exit mobile version