Site icon Informohu siç duhet

Merz: Pa ne asgjë nuk ecën përpara në Evropë

Merz: Pa ne asgjë nuk ecën përpara në Evropë

Friedrich Merz parashtroi të martën përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Ai tha se që nga Bismarcku, Evropa funksionon vetëm kur Gjermania është e fortë. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.

Sondazhet e deritashme nuk i dëshmojnë CDU/CSU përfitim nga debati i javës së kaluar në Bundestag për migrimin. Sondazhe të reja të rëndësishme do të publikohen deri të premten.

Sidoqoftë, Merz tha në Bonn kalimthi se me temën e migrimit ishte marrë kundër dëshirës. Por i detyruar nga atentatet në Aschaffenburg, Magdeburg e Solingen; nga fakti që problemi i migrimit duhet zgjidhur; nga fakti se për tre vjet nën qeverinë “semafori” AfD-ja e kishte dyfishuar mbështetjen nga 10% në 20 %.

Arritjet e CDU-së në 80 vitet e fundit ruhen “vetëm në qendrën politike” u shpreh Merz. “Unë nuk do të zgjas kurrë dorën për të bashkëpunuar me AfD-në apo për të formuar një qeveri”, siguroi ai.

„Çdo votë për AfD, të nesërmen e zgjedhjeve pa vlerë” praktike

Kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz kujtoi se çdo votë për AfD-në, që të nesërmen e zgjedhjeve, do të jetë pa vlerë. Kjo pasi asnjë parti gjermane, as CDU/CSU, nuk duan të kenë të bëjnë me AfD. Ndaj kërkoi votën për partinë e tij.

Jashtë sallës së aktivitetit të CDU-së, në një të ftohtë të acartë rreth 1500 vetë protestonin. Kundër së djathtës, ekstremizmit të djathtë. Dhe kundër CDU-së që pranoi votat e AfD-së për planin pesë-pikësh në Bundestag./DW

Exit mobile version