Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, ku lëshoi kritika për performancën e shumicës së tyre, duke përjashtuar vetëm një: Bashkinë e Cërrikut që drejtohet nga Andis Salla.

Rama e cilësoi model për t’u ndjekur këtë bashki, duke theksuar se prej tre vitesh ajo përpunon të gjitha mbetjet e fshatrave dhe i kthen në produkte për bujqësinë. Ai shprehu habi që kjo praktikë nuk është përhapur edhe në bashki të tjera.
“Cërriku i përpunon të gjitha mbetjet dhe i kthen në produkt për prashitje. Pse nuk e bëjnë edhe të tjerët? Shqipëria është sa një bashki e madhe europiane, nuk mund të kërkojnë vetëm fonde nga qeveria”, deklaroi Rama.
Kryeministri u bëri thirrje drejtuesve vendorë të jenë më aktivë dhe krijues në zgjidhjen e problemeve lokale, pa pritur gjithmonë financime nga qeveria qendrore.


