Së fundmi në rrjet ka bërë bujë lajmi se Gjesti mund të performojë në përballjen Shqipëri-Serbi.
Kujtojmë se sfida pritet të realizohet më 7 qershor në orën 20:45.
Pasi artisti nga Kosova arriti të rrëmbente fitoren e “BBVA4” në rrjet u përhap lajmi se mundësitë janë të mëdha që ai të performojë në stadium më 7 qershor.
Aludimet në lidhje me këtë u shtuan akoma më shumë për shkak të një videoje në të cilën Gjesti shfaqet duke thënë: Në 7 qeshor të gjithë në stadium.
Mirëpo pas shumë aludimeve të ngritura në rrjet, një deklaratë e bërë nga zyrtarët e FSHF-së në emisionin “Sports” është zbuluar se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Gjesti mund të jetë prezent në këtë ndeshje por jo se nga ana e tij do të ketë ndonjë performancë.