Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Guras, në lagjen e Sipërme. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për neutralizimin e flakëve.
Për shkak të afërsisë së banesës me shtëpitë e tjera në zonë, familjarët janë evakuuar si masë sigurie. Deri në këto momente, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.

