Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Mero Baze/ Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

    June 21, 2025
    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    Gjëmën e bëri biznesi i parë, ai i demontimit, ku ata që quheshin “amerikanë”, ishin fals. Por Fatmir Mediut nuk iu drodh syri të thoshte se janë “amerikanë”. Zëri, për hir të së vërtetës, nuk i dridhet kurrë.

    Që nga ai moment e deri më sot, 17 vjet rresht, i pagjykuar dhe i padënuar, ai përmend nga mëngjesi në darkë “amerikanët”, sikur e kanë bekuar të vrasë njerëz, të vjedhë dhe të mos dënohet. E ka bërë këtë edhe këtë javë.

    Fillimisht, përmendi se kishte dorëzuar një deklaratë të gjashtë kongresmenëve amerikanë që i kërkonin gjykatës të mos e prekte Mediun, sepse kishte qenë aleat i tyre. Nuk i ka bërë publike as emrat e as deklaratën, por do të ishte interesante të shihej si gjashtë kongresmenë përdoren për një çështje kriminale kundër drejtësisë së një vendi për të cilin SHBA ka investuar që të ribëhet nga e para.

    Natyrisht, nëse Mediu nuk gënjen, emrat do të dalin dhe ata do të ballafaqohen me të vërtetën – ndoshta edhe do të skuqen që i ka mashtruar një shqiptar që u ka dalë përpara në korridoret e Uashingtonit.

    Gënjeshtra e dytë ishte ajo e fotos dhe takimit me z. Aaron Reitz, ish-asistent prokuror i Përgjithshëm i SHBA. Mediu e citoi sikur ky i fundit kishte dhënë një opinion në mbështetje të tij për të mos u dënuar nga drejtësia shqiptare. Si zakonisht, shoqëruar me foto.

    E kuptoj që mund të jetë çështje lobimi nga miqtë e tij biznesmenë në Teksas. Por në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, z. Reitz nuk figuron më si asistent prokuror i përgjithshëm. Kjo ndoshta ngaqë po kandidon për ndonjë post tjetër. Por Mediu e ka ditur shumë mirë që në momentin kur ka dalë fotografia, ai nuk ishte më në detyrë. Dhe prapë ka gënjyer publikun shqiptar, me shpresën se kështu do të impresionohej gjykata dhe do ta shpëtonte nga akuza.

    Tani nuk dihet ende me siguri nëse vërtet ka dorëzuar si provë në gjykatë nën betim deklaratën e gjashtë kongresmenëve, siç pretendon. Nuk dihet nëse z. Reitz ka qenë i vetëdijshëm që do të përdorej fotoja e tij në këtë mënyrë, apo kush është realisht kjo SHBA e “shqetësuar” për fatin e Fatmir Mediut.

    Vetë SHBA ka dënuar para disa vitesh partnerët amerikanë të Shkëlzen Berishës në Gërdec, si Efraim Diverolin, dhe të tjerë. Vetëm në Shqipëri, partnerët e tyre nuk janë gjykuar dhe dënuar.

    Këto gënjeshtra të Mediut me kongresmenë që i takon në klube, me ish-zyrtarë të drejtësisë amerikane, me foto me LaCivitën, janë një shantazh qesharak ndaj drejtësisë shqiptare – që nuk dihet sa do të funksionojë.

    Por një gjë është e sigurtë: SHBA nuk funksionon me këtë stilin e Mediut. Nuk mjafton një foto në kafene për të shpëtuar dikë që kërkohet për drejtësi në një vend tjetër. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ish-ministra, për zyrtarë publikë, për vrasje, për tragjedi.

    Keqpërdorimi ekstrem që po i bën kësaj historie në prag të përfundimit të gjyqit të tij është një turp publik për SHBA-në në Shqipëri. Madje, më i rëndë edhe se ai i Berishës, që pagoi 6 milionë dollarë që t’i hiqnin statusin “Non grata”.

    Ky kërkon që, me disa foto dhe ndonjë para të paguar nga miqtë e tij biznesmenë në SHBA, të shpëtojë nga drejtësia për një masakër që vrau 26 vetë dhe hodhi në erë një fshat të tërë, vetëm sepse ndihmonte biznesin e të birit të kryeministrit të asaj kohe.

    Do të ishte një lehtësim për shumë njerëz me probleme me drejtësinë në Shqipëri nëse do funksiononte rruga e Fatmir Mediut. Por problemi është që SHBA ka investuar miliona për reformën në drejtësi, për të ndërtuar një sistem të ri. Dhe do të ishte qesharake, të mendohej se me disa para të paguara në klube në SHBA, ky investim do të hidhej poshtë./Tema

    Mero Baze opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.