TIRANË– Analisti i njohur shqiptar, Fatmir Merkoçi ka qenë i ftuar në Radar.al ku ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Merkoçi në intervistën për Radar.al është shprehur se në Partinë Demokratike flitet për vlera e meritokraci, por në të vërtetë nuk ekziston asnjëra.
“Nuk është bërë një analizë. Gjëja e parë për shembull që mungon tek Partia Demokratike është analiza e humbjes së zgjedhjeve. Absolutisht asnjë lloj analizë, u bë një vit e ca që mbaruan zgjedhjet dhe çuditërisht nuk kemi asnjë lloj analize. Flitet për hapje partie, partia mbyllet. Flitet për meritokraci dhe vlera, aty s’ka as vlera as meritokraci. Aty komandon Berisha, vendos Berisha, urdhëron Berisha, kur do bëhet data e protestës me zotin Berisha, çfarë do flasin?”-tha Merkoçi./Radar.al

