Site icon Informohu siç duhet

I riu gjendet pa shenja jete në tualetet e konviktit të shkollës private në Gjirokastër (EMRI)

"Menduam se po flinte”/ 23-vjeçari gjendet i pajetë nga shokët e dhomës në konviktin e shkollës private

GJIROKASTËR– Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e 23-vjeçarit Simon Sholla, i cili është gjetur i pajetë pajetë në ambientet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër.

Bëhet me dije se i riu është gjetur pa shenja jete nga shokët e tij të dhomës, të cilët fillimisht menduan se ai po flinte.

Mësohet se pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe, çka ngre dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta. Ndërkohe ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës./Radar.al 

Exit mobile version