MICHIGAN– Po është e vërtetë, mund të fitoni 100 mijë dollar nga një llotari. Së fundmi një grua nga Michigani, fillimisht mendoi se po mashtrohej kur mori një telefonatë duke i thënë se kishte fituar 100 mijë dollarë.
Jami Hawkins, 42-vjeç u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte skeptike kur mori telefonatën, ku i tregonin se kishte fituar 100 mijë dollarë.
Ajo ka fituar këtë shifër marramendëse vetëm nga një tërheqje në aplikacionin Michigan Lottery për të skanuar biletat.
“Kam marrë një telefonatë nga Lotaria e Michiganit që më thoshte se fitova një çmim prej 100 mijë dollarësh dhe mendova se ishte një mashtrim. Kam skanuar vetëm disa herë biletat për shansin e dytë prej 300 milionë dollarësh, kështu që mendova se nuk kishte shanse të ishte e vërtetë.”-thotë Haëkins.
“Kur telefonova përsëri zyrën, një punonjës konfirmoi çmimin tim.”- tha ajo. Hawkins deklaroi se paratë e fituara do t’i shpenzojë për të pushuar në vendet tropikal./thetimesherald

