Site icon Informohu siç duhet

Meloni kritikon Trumpin: Komentet për Papa Leon të papranueshme

Meloni: Jemi më pranë njohjes së shtetit të Palestinës. Kushtet që duhen plotësuar…

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i cilësuar “të papranueshme” komentet e tij ndaj Papa Leon XIV.

“E konsideroj të papranueshme atë që presidenti Trump ka thënë për Atin e Shenjtë”, u shpreh Meloni, e cila njihet si një aleate e rëndësishme e tij në Europë. Ajo theksoi se Papa është kreu i Kishës Katolike dhe se është normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftën në të gjitha format e saj.

Reagimi i Melonit erdhi pas deklaratave të Trump të bëra të dielën në mbrëmje, ku ai kritikoi qëndrimin e Papës lidhur me luftën mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, duke e quajtur “të tmerrshëm për politikën e jashtme”.

“Nuk na pëlqen një Papë që thotë se është në rregull të kesh një armë bërthamore… Unë nuk jam një tifoz i Papa Leos”, u shpreh Trump para gazetarëve.

Nga ana e tij, Papa Leon XIV ka reaguar duke deklaruar se nuk ka frikë nga administrata Trump dhe se do të vazhdojë të flasë hapur për mesazhin e Ungjillit dhe thirrjet për paqe.

Exit mobile version