Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në Lezhë/ Mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales

    Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026

    Udhëzimi, ujë falas deri në 5 m³ në muaj për familjet në ndihmë ekonomike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Mehdi Malkaj rrëfen me lotësh betejën e djalit me drgën: Fitoi nga dashuria e motrës

    February 2, 2026

    TIRANË– Aktori i mirënjohur shqiptar Mehdi Malkaj ka dhënë një intervistë të sinqertë në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur për betejën e gjatë dhe të dhimbshme të djalit të tij me drogën.

    Pa dramatizime aktori i madh foli si baba, me fjalë të thjeshta dhe të vërteta që peshojnë rëndë. “Gjënë time më të bukur dhe më të lumtur të kësaj kohe e kam momentin kur u vërtetua që u fitua një betejë nga djali.”- thotë Malkaj, duke e quajtur këtë fitore më të madhe se çdo sukses personal apo profesional.

    Ai rrëfen se djali ishte vetëm 15 vjeç kur provoi për herë të parë drogën, në një kohë kur askush nuk e kuptonte realisht çfarë ishte dhe sa shkatërruese mund të bëhej.

    “Adoleshentët bien në dashuri me atë që shohin, jo me atë që është.”- shprehet ai, duke e përshkruar varësinë si një dashuri të rreme që zgjati më shumë seç duhej. Malkaj flet hapur për netët pa gjumë, për kërkimet e pafundme në rrugët e Tiranës bashkë me bashkëshorten, për përpjekjet për të qenë shok i djalit dhe jo thjesht prind autoritar. Një rrugë e gjatë, e lodhshme dhe plot pasiguri, ku asgjë nuk ishte e garantuar.

    Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me marrëdhënien mes vëllait dhe motrës. Sipas Malkajt, dashuria e motrës u kthye në një dritë të fortë shprese dhe shërimi për djalin.

    “Ai tani është gjithë jetë, gjithë dritë. Ka sjellë dritë, gëzim, hare në shtëpi. Mua me bën përshtypje tani dashuria që ka me motrën. I thotë ajo më ke borxh 10 puthje.”– u shpreh ai duke përshkruar lidhjen mes motrës e vëllait.

    Në fund, Mehdi Malkaj përcjell një mesazh të fortë dhe të rrallë për mënyrën si flitet për drogën.

    “Mos mallkoni kurrë ‘u paça fëmijët me drogë’. Është luftë e madhe, shumë e madhe. Unë jam një sy e veshë andej e një sy këtej. Nuk i dihet asnjëher.”- thotë ai, duke pranuar se vigjilenca nuk mbaron kurrë, por duke besuar se dashuria, familja dhe koha mund të bëjnë mrekulli.

    “Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës. Tërë natën me idene se do ta gjenim djalin, nuk e gjenim, vinte vetë”- tha gjatë podcastit Malkaj./Radar.al

    Mehdi Malkaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në Lezhë/ Mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales

    June 19, 2026

    Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026

    June 19, 2026

    Udhëzimi, ujë falas deri në 5 m³ në muaj për familjet në ndihmë ekonomike

    June 19, 2026

    Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit: Çka tash?

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.