Site icon Informohu siç duhet

Megatek mbështet Soida Bitin dhe Fjordi Zotkaj, fituesit e “Best Start-Up Business”

Ki Kurajo Ndërmerr dhe Inovo dionis teqja Megatek
Sot, një ditë e veçantë për Soida Bitin dhe Fjordi Zotkaj, të cilët u shpallën fitues të çmimit “Best Start-Up Business” në fushën e produkteve tradicionale në konkursin kombëtar “Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo.” Ky konkurs, i organizuar nga AIDA, UNDP dhe Digitalb, u mbështet nga GIZ, Megatek, IDS, Agna Group, Procredit Bank, dhe USAID, me qëllim promovimin e inovacionit dhe sipërmarrjeve të reja në Shqipëri.
Në këtë edicion, u prezantuan 12 finalistë, të cilët u kualifikuan pas dy fazave seleksionuese nga një total prej 187 aplikimesh në rang kombëtar. Pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi, juria shpalli 5 fitues në fushat e ndryshme të sipërmarrjeve, duke e bërë këtë ngjarje një mundësi të shkëlqyer për promovimin e talentit dhe kreativitetit në sektorin e biznesit.
Soida Biti dhe Fjordi Zotkaj shprehën falënderimet e tyre për organizatorët dhe anëtarët e jurisë, si dhe për Zotin Dionis Teqja, President i Megatek, për mbështetje të vazhdueshme në këtë iniciativë. Ky konkurs tregon angazhimin e fortë të sektorit të biznesit dhe institucioneve për të promovuar inovacionin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja në Shqipëri. Megatek vazhdon të qëndrojë pranë zhvillimeve të komunitetit duke ndihmuar në përballimin e sfidave që kanë rëndësi për shoqërinë tonë. Me përkushtimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, Megatek kontribuon jo vetëm në krijimin e mundësive të reja të punësimit por edhe në forcimin e ndërgjegjes shoqërore për çështje të rëndësishme si mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i kulturës lokale. Duke ndihmuar në projekte sociale dhe mjedisore, ne përpiqemi të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm, dhe të ofrojmë mbështetje për organizata dhe individë që përpiqen për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Megatek vazhdon të jetë një partner i qëndrueshëm për komunitetin, i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Exit mobile version