Site icon Informohu siç duhet

Megaoperacioni i SPAK në vend, “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Megaoperacioni i SPAK në vend, "arrest shtëpie" për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu.

TIRANË– Ditën e sotme SPAK ka nisur një megaoperacion në disa qytete të vendit.  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për 30 masa sigurie të kërkuara nga SPAK, ku një prej  tyre është edhe për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se ish-gjyqtarja e shkarkuar nga Vettingu, është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu dha vetë dorëheqjen duke mos iu nënshtruar filtrit të Vettingut, duke i dhënë fund karrierës së saj nga sistemi i drejtësisë. Dy vite më parë kur ka dhënë dorëheqjen ka njoftuar se është e sëmurë. Megjithatë duhet theksuar se dorëheqja e saj vjen një ditë pasi Komisioni i Vettingut i kërkoi që të paraqitej për t’u njohur me rezultatet e hetimit 2-vjeçar.

 

Exit mobile version