Site icon Informohu siç duhet

Mediat izraelite: SHBA synon përfundimin e konfliktit me Iranin më 9 prill

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur si objektiv datën 9 prill për përfundimin e konfliktit me Iranin, sipas një raportimi të medias izraelite Ynet, e cila citon një zyrtar të lartë izraelit.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Uashingtoni, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar dhe në zhvillim të vazhdueshëm.

Konflikti mes Izraelit dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër ka hyrë në javën e katërt. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë arritur dakordësi për disa çështje kyçe me Iranin.

Gjatë një prononcimi për mediat para nisjes drejt Memphis, Trump bëri të ditur edhe vendosjen e një pauze pesëditore në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke e lidhur këtë vendim me zhvillime që i cilësoi si “pozitive” dhe me diskutime në vijim për një zgjidhje të mundshme.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane e kanë kundërshtuar këtë qëndrim, duke mohuar çdo formë negociatash me SHBA-në, qoftë drejtpërdrejt apo të tërthortë. Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se nuk do të ketë dialog derisa të përmbushen objektivat ushtarake, duke e konsideruar pauzën si një tërheqje të palës amerikane.

Exit mobile version