“Arsenal, debutim për Maldinin… Kacurri: I linduri shqiptar në vitin 2005 që ka emrin e tij falë Paolos”.
Këto janë rreshtat që shkruan media italiane “Tuttomercato” për Maldini Kacurrin i cili debutoi mbrëmjen e djeshme me Arsenal, që fitoi 5-1 përballë Bolton.
Më pas shkrimi vazhdon me: “Mbrëmjen e djeshme një Maldini debutoi me Arsenalin”.
Kujtojmë se Kacurri debutoi si zëvendësues në ndeshjen e Kupës Karabao. Mbrojtësi mori vendin e Kalafjorit në minutën e 70-të, teksa ra në sy për saktësinë e tij.


