SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin, raportojnl mediat amerikane.
Sipas një burimi të lartë të inteligjencës, Trump ka shtyrë urdhrin për sulm në pritje të një mundësie që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.
Në qendër të diskutimeve është një goditje e mundshme ndaj objektit bërthamor nëntokësor të Fordo-s, ku Irani pasuron uranium./Radar.al


