Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në kufi/ 25 ton misër nga Serbia bllokohen në Han të Hotit, të kontaminuar me toksinë kancerogjene

    Skandal ushqimor në Durrës/ Çokollata me krimba të gjallë shitet në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE”

    Gjykata Supreme i jep të drejtë administratës Trump: Pasaporta amerikane do njohë vetëm dy gjini

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Me vrasësit nga Nikla, si dështoi plani 500.000 euro për të vrarë Ardian Nikulajn në 2021

    July 8, 2024
    Me vrasësit nga Nikla, si dështoi plani 500.000 euro për të vrarë Ardian Nikulajn në 2021
    Ardian Nikulaj

    TIRANË– Duke iu referuar një dosje të policisë britanike Top Channel tregoi të dielën, burimin e parave të përdorura nga një grup kriminal shqiptarë në Brimingham në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

    Ai u vra me para të përfituara nga prostitucioni dhe vjedhja e parave nga kartat e bankës të klientëve në një lokal nate. Për herë të parë nga burime zyrtare të cilat po hetojnë këtë krim, sot gazetari i Top Channel,  Muhamed Veliu do të tregojë se përpjekjet për të eleminuar Ardian Nikulajn datojnë dy vite përpara datës 19 Prill 2023 kur ai të vritej.

    Informacionet e mbledhura deri më tani nga agjencitë ligj-zbatuese shqiptare, tregojnë se ky grup kriminal shqiptarë në Angli, me një potencial financiar të lartë, u vu në kontakt me njerëz të botës në Nikël në vitin 2021.

    Ata vunë në dispozicion 500.000 euro për një vrasës me pagesë i cili duhet të merrte përsipër vrasjen e Ardian Nikulajt.

    Njeriu i botës së krimit në Nikël, tashmë i kërkuar nga SPAK, u tha se nuk mund ta merrte përsipër këtë porosi të mirë-paguar, pasi shënjestra Ardian Nikulaj ishte tejet e vështirë për ta ekzekutuar.

    Një prej anëtarëve të bandës së killerave në Nikël i çon fjalë Nikulajt për ofertën e bërë për kokën e tij.

    Kjo bëri që biznesmeni Nikulaj të shtonte masat e sigurisë kur lëvizte nga një destinacion në tjetrin por jo brenda hotelit ku qëndronte pjesën më të madhe të kohës. Në të tilla kushte kur asnjë vrasës me pagesë në Shqipëri nuk e merrte përsipër ekzekutimin e Ardianit , porositësit e vrasjes nuk hoqën dorë për ti shkuar deri në fund planit. E mirë-menduan planin e ri duke përfshirë shtetas jo shqiptarë.

    Fillimisht siguruan në Angli ekzekutorin. Ai ishte portugezi me vendbanimin në Londër Ruben Saraiva me lidhje në botën e krimit të atjeshëm. Më pas rekrutuan katër britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgerman të cilët u sollën në Shëngjin me detyra të përcaktuara, mbajtën nën survejim të shënjestrës në hotelin pronë e tija.

    Ditën e vrasjes siç shihet nga këto pamje, Harry Simpson luan bilardo dhe ushqehet bashkë djalin e Ardianit duke mos e ditur se ai përmes gjesteve njoftoi Ruben Saraivën të hynte në hotel e ia vrarë babanë. Në dosjen e prokurorisë së Lezhës, është faktuar me prova se ky plan kishte si organizator në terren Edmond Haxhinë, që nga blerja e motorit në Tiranë ku ai ishte bashkë me ish të fejuarën dhe Ruben Saraivën.

    Sikurse në largimin me një automjet Volsvagen Golf të Saraivës në drejtim të Kapshticës. Të martën e 30 korrikut një gjykatë në Londër do të vendosë nëse Edmond Haxhia dhe katër britanikët, që të gjithë të arrestuar në shtetin ishull, do të ekstradohen nga Anglia për tu përballuar me akuzat për vrasje në Shqipëri./TopChannel

    Ardian Nikulaj nikël Vvrasja e ardian nikulaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në kufi/ 25 ton misër nga Serbia bllokohen në Han të Hotit, të kontaminuar me toksinë kancerogjene

    November 8, 2025

    Skandal ushqimor në Durrës/ Çokollata me krimba të gjallë shitet në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE”

    November 8, 2025

    Gjykata Supreme i jep të drejtë administratës Trump: Pasaporta amerikane do njohë vetëm dy gjini

    November 8, 2025

    Pak muaj pas marrjes së mandatit, republikanët mendojnë për pasuesin e Trump, zbulohet pretendenti kryesor

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.