Site icon Informohu siç duhet

Më në fund! Vjen ndryshimi që shumë përdorues e kanë kërkuar për Instagramin

Kompania Meta është duke testuar një opsion që ka qenë i shumëpritur nga përdoruesit në Instagram, lidhur me videot Reels.

Ky opsion është ai që përdoruesit të mund të ndalojnë një video duke e klikuar, gjë që deri më sot nuk bëhet.

CNBC raporton se për momentin kjo është e mundur vetëm për një grup të vogël përdoruesish.

Ndryshe nga TikTok, përdoruesit e Instagram mund ta ndalojnë një video duke e mbajtur shtypur ekranin, çka nuk i lejon ata që t’i lëvizin gishtat prej tij.

Përpara kësaj risie, një klikim i vetëm në një Reel fik audion e videos, por nuk ndalon pamjen.

Ky opsion është kërkuar nga vetë përdoruesit që shpesh s’kanë ngurruar të shprehen në platforma të tjera sociale duke kërkuar zgjidhje nga Meta.

Exit mobile version