Këtë të enjte, në orën 20:00 në Kryeqytet do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita disa javë më parë.
“Të bashkuar në betejë” kjo është motoja e opozitës teksa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë kundër qeverisë.
Dy kërkesat kryesore të kësaj protestë do të jenë një qeveri teknike dhe lirimi i kreu të PD, Sali Berisha, i cili prej fundit të dhjetorit të vitit të lamë pas vijon të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.
“Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë, me të gjithë spektrin opozitar. Detyra jonë është një dhe vetëm një, krijimi i Qeverisë teknike dhe shpëtimi i vendit nga ky regjim.”- është shprehur Berisha më herët.
Ndërsa ditët e fundit anëtarët e PD janë bërë gati për protestë e 11 Korrikut duke dalë në terren për të shpërndarë fletëpalosje dhe për të ftuar qytetarët në protestë.
“Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend! Mos mungo, eja dhe ti. Rinia, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë do derdhen në bulevard, më shumë se kurrë e më të vendosur se kurrë.”– ka shkruar Belind Këlliçi në Facebook./Radar.al