Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se në bisedën e fundit me të birin një natë para tragjedisë, nuk kanë parë asnjë shqetësim tek djali i tyre i ndjerë.
Ata treguan se Martini ëndërronte të bëhej si Ronaldo dhe se ka qenë nxënës shembullor.
Ju thatë që kishte ndodhur një sherr në shkollë…
Mamaja: Po kishte ndodhur një sherr. Pse, nuk e dimë, arsyen nuk e dimë. Ishte i qetë si gjithmonë.
Babai: Nuk bënte sherr me njeri dhe kur luante futboll, nuk bënte sherr. Ishte njeri.. ishte lider, lider. Martini deri në klasën e 6 ka qenë me krejt 10 me fleta lavdrimi, pastaj vazhdoi sportin dhe do bëhem si Ronaldo thoshte, mirë i thoshim ne. E çonim në stërvitje, ikte me shokët, vinte. Do bëhem si Ronaldo, do bëhem i famshëm babai, thoshte. Unë jam i dashur, jam njësh.
Kur keni biseduar për herë të fundit me atë?
Babai: Një natë para..
Mamaja: Një natë para e pyeta a ke ndonjë shqetësim, jo më tha jo ma asgjë, i qetë si gjithmonë. Në mëngjes iku për shkollë, oj ma po iki për shkollë më tha. Iku si çdo ditë, nuk më krijoi asnjë dyshim Martini.
Babai i Martin Canit: Me familjen e autorit nuk kemi pasur asnjë kontakt