Site icon Informohu siç duhet

“Më lironi,kam 3 fëmijë të mitur për të rritur”/ GJKKO lë në burg Gazmir Preçin: Nuk e dija ç’kishte në zarf

“Më lironi,kam 3 fmëijë të mitur për të rritur”/ GJKKO lë në burg Gazmir Preçin: Nuk e dija ç’kishte në zarf

Shefi i antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi, ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë se Preçi u arrestua në flagrancë para dy ditësh , duke marrë një shumë prej 10 mijë eurosh, nga pronari i një lokali nate striptizmi pranë Urës së Dajlanit.

Në dëshminë e tij,  sot para Gjykatës, Preçi ka kërkuar lirinë me pretendimin se është babai i 3 fëmijëve të mitur. Po ashtu ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për shumën e parave që pronari i lokalit kishte në zarf.

‘Jam baba i tre fëmijëve të mitur, kërkoj një masë më të butë sigurie. Nuk e dija se çfarë kishte në zarf, ndaj edhe e mora’, mësohet të jetë shprehur Preçi.

Por pavarësisht pretendimeve të shefit të Antidrogës, dhe mbrojtjes së tij, GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj Preçit.

Exit mobile version